Një pëllumb që ka udhëtuar nëpër Oqeanin Paqësor do të vritet pas shkeli rregullat strikte të karantinës në Australi.
Zogu thuhet se u zhduk gjatë një gare në shtetin amerikan të Oregonit në fund të tetorit, përpara se të dilte në Melburn gati dy muaj më vonë, transmeton portal arbresh.info
Por zyrtarët thonë se pëllumbi, i cili është quajtur Joe, përbën një “rrezik të drejtpërdrejtë të biosigurisë” për popullatën e shpendëve dhe industrinë e pulave në Australi.
Zogu do të kapet dhe eutanizohet.
Banori i Melburnit, Kevin Celli-Bird thotë se ai e gjeti pëllumbin në kopshtin e tij të pasmë në 26 dhjetor.
Pëllumbi nuk është kapur ende, por Departamenti i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se do të duhet të shkatërrohet për shkak të rrezikut të infektimit për zogjtë vendas./arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...