Shirat e vazhdueshme në Gjermaninë jugore kanë bërë që Kalaja Falkenstein në Flintsbach të shkatërrohet.
Kalaja Falkenstein arriti t’i mbijetojë dy luftërave botërore, por përmbytjet bën që ajo të jetë tashmë pa disa mure të saj, transmeton Klankosova.tv
“Përroi kishte lënë shtratin e tij dhe kishte rrjedhur nëpër oborrin e kështjellës. Uji shpërtheu pjesë të murit të kështjellës dhe rrënojat arritën në shtëpitë poshtë me ujë”, thotë komandanti i zjarrfikësve Jorg Benkel për BILD.
Kalaja, e ndërtuar rreth vitit 1300, është afër kufirit austriak dhe është një destinacion popullor për alpinistët. Kulla e kalasë është e banuar.
Shkalla e dëmtimit të objektit të listuar deri më tani është ende e paqartë.
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...