Një operacion i Guardia Di Financa në Padova të Italisë ka vënë në pranga tetë persona ndërsa janë sekuestruar 10 kilogramë kokainë.
Bëhet fjalë për një grup kriminal shqiptaro-italian, ku në mesin e të arrestuarve janë 5 shtetas shqiptarë, 2 tunizianë dhe një italian ndërsa 30 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, drejtuesit e kësaj bande vepronin nga Shqipëria ndërsa kishin shtrirë aktivitetin e tyre në të dy vendet.
Përfshirje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, posedim dhe tregtim kokaine janë vetëm disa nga akuzat e ngritura nga autoritetet italiane ndaj 8 personave të arrestuar.
Trafiku i kokainës dhe heroinës bëhej nëpërmjet automjeteve, ku droga fshihej në pjesën e pasme të makinës ndërsa këto automjete qarkullonin në rrugë tokësore ose detare me traget.
Anëtarët e këtij grupi kriminal komunikonin nëpërmjet telefonave të koduar dhe për këtë arsye ka qenë e vështirë që ata të përgjoheshin. Veprimtaria kriminale sa i përket territorit italian shtrihej mes Padovas, Milanos dhe Venecias, ku ishin të vendosur edhe anëtarët e këtij grupi.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, grupi furnizohej me drogë kryesisht nga Shqipëria. Në operacionin e saj, Guardia di Financa ka sekuestruar edhe 30 mijë euro./abcnews.al
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...