Një rrjet trafikantësh i specializuar në shpërndarjen e kokainës në shtëpitë e konsumatorëve “besnikë” u shpërbë në Perugia nga policia italiane. Gjatë operacionit një shqiptar u arrestua dhe të paktën katër të tjerë u shpallën në kërkim.
Agjentët e ekipit kryen kërkime në disa apartamente, të cilat lejuan të identifikonin edhe bazën e grupit një shtëpi në Ponte della Pietra, ku u gjetën edhe 60 gram kokainë.
Shqiptari 23-vjeçar i arrestuar kishte ardhur në Itali vetëm për disa javë dhe është konsideruar nga policët si kujdestar i “depozitës”. Një Fiat Punto, përdorej për të dërguar pakot me drogë, ndërsa rreth 7,000 euro u zbuluan brenda në apartament. Dy doza kokaine u gjetën në një nga nga banesat e kontrolluara./syri.net
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...