Një kompani japoneze e ngarkuar me pastrimin Fukushimas, vendin e katastrofës më të rëndë bërthamore që nga Çernobili, ka pranuar se përpjekjet e saj për të hetuar vendin kanë të dështuar disa herë për shkak të niveleve tepër të larta të rrezatimit.
Shkrirja bërthamore në Fukushima u shkaktua nga një tërmet dhe cunami që la rreth 18,000 persona të vdekur dhe më shumë se një milion ndërtesa të shkatërruara, transmeton arbresh.info.
Të paktën 100,000 persona që kanë jetuar pranë centralit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Shkalla e lartë e problemeve të shëndetit mendor dhe çrregullimet nga stresi post-traumatik janë vërejtur në popullsinë e zhvendosur.
Është vlerësuar se rreth 600 ton karburant toksike dhe mbeturina mund të kenë rrjedhur nga reaktori gjatë incidentit.
Nivelet e rrezatimit në vend janë shumë më të larta se çdo njeri do të mund të mbijetonte, kështu që inxhinierët janë duke përdorur robotë me kamera të ndërtuar për këtë qëllim në mënyrë që të studiojnë shkallën e dëmtimit.
Përpjekja e fundit për të marrë të dhënat nga Fukushima ka dështuar pasi një robot i projektuar nga Toshiba kur ishte përballuar me nivelet e larta të rrezatimit u shkatërrua pesë herë më shpejt se sa që pritej.
Roboti është dashur të jetë në gjendje të përballojë 73 shkallë të rrezatimit, por niveli i rrezatimit në brendësi të reaktorit që ishte regjistruar së fundmi ishte 530 shkallë.
Nëse një njëri i ekspozohet shkallës së 10 të rrezatimit ai do të vdiste brenda disa javëve.
Lajmi për shkatërrimin e robotit të fundit vije pas disa tentativave të vitit të kaluar që dolën të jenë të pa suksesshme./Arbresh.info
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...