Shkatërrohen 15 milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson në SHBA

12:23 | 1 Prill 2021
A. B.

Në qytetin Baltimore të SHBA-së janë shkatërruar rreth 15 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) nga kompania farmaceutike Johnson&Johnson për shkak të përzierjes së përbërësve në fabrikën e prodhimit.

Sipas “The New York Times”, shpërndarja e miliona dozave të vaksinës Johnson&Johnson është ndërprerë për shkak të përzierjes së përbërësve të kësaj vaksine kundër COVID-19 në fabrikën ku prodhohen vaksinat Johnson&Johnson dhe AstraZeneca.

Për këtë arsye, rreth 15 milionë doza të vaksinave përfunduan në mbeturina ndërsa Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nisi një hetim për këtë rast.

Pritej që vaksina Johnson&Johnson e cila administrohet me një dozë, të përshpejtojë procesin e vaksinimit në këtë vend. /(AA)/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme