kërkesën për dëmshpërblimin e dëmeve të pësuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Autoritetet polake përmendin shifra të çmendura. “Duhet të ulemi për një bisedë serioze me gjermanët dhe të vrasim mendjen së bashku sesi mund të zgjidhet problemi”, i tha radios “RFM” ministri i Jashtëm, Witold Waszczykowski.
Dëmet e luftës, sipas tij mund të mbërrijnë në nivelin e një trilion dollarëve. “Marrëdhëniet dypalëshe, – tha kreu i diplomacisë polake, – sot e kësaj dite vazhdojnë të errësohen nga agresioni gjerman i vitit 1939 dhe çështjet e pazgjidhura të pasluftës”.
Ministri i Mbrojtjes, Antoni Macierewicz i ka akuzuar nga ana tjetër kritikët europianë, se po përpiqen të “fshijnë” nga kujtesa historike e Europës fatin e polakëve në duart e gjermanëve të asaj kohe.
Qeveria polake e krahut të djathtë e ka pezulluar rezolutën e miratuar në vitin 1953, nga ish-ekzekutivi komunist, ku rrëzohej çdo pretendim për dëmshpërblim nga Berlini, e këmbëngul tani se Gjermania po përpiqet t’i bëjë bisht përgjegjësisë së saj morale.
Kundërshtarët argumentojnë se qeveria aktuale i është kthyer temës së kompensimit, me qëllimin të shmangë vëmendjen nga axhenda e saj nacionaliste. Ministri i Brendshëm, Mariusz Blaszczak foli këtë fundjavë për një miliard dollarë, apo 840 milionë euro që mund t’i kërkohen Berlinit.
“Ndoshta janë edhe më shumë, – thotë ai, – sepse ka mbi 70 vite që nuk janë bërë llogari të sakta”. “Në pikëpamjen morale, – arsyeton Blaszczak, – me siguri që ‘nuk ka diskutim’, ndërsa në këndvështrimin juridik, çështja nuk është sqaruar qartë”./tch
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...