Mijëra protestues janë mbledhur jashtë Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut në Seul, ndërsa deputetët përgatiten të votojnë sërish për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol.
Ky i fundit i mbijetoi një votimi fundjavën e kaluar dhe ka mbetur në pushtet, pavarësisht thirrjeve në rritje për të dhënë dorëheqjen pasi ai u përpoq të vendoste ligjin ushtarak.
Në një pjesë tjetër të kryeqytetit, mbështetësit e Yoon po mbajnë gjithashtu një tubim në mbështetje të liderit të vendit. Ligjvënësit e opozitës kanë thënë se do të mbajnë një votim për shkarkimin çdo të shtunë derisa Yoon të shkarkohet nga detyra ,atyre u duhen tetë anëtarë nga partia në pushtet për të votuar në favor të shkarkimit përpara se mocioni të kalojë.
Presidenti Yoon dhe aleatët e tij janë aktualisht nën hetim për akuza për kryengritje dhe një ndalim udhëtimi është vendosur për disa prej tyre./a2cnn
Stier: Masat e BE-së ndaj Kosovës të hiqen menjëherë
Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një ng...
Si nisi krisja e raporteve mes Xhenetës dhe Gjestit?
Tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga një bombë në festi...
Turan emërohet Drejtor Gjeneral i FC Shkupi
Osmani: Mujë Krasniqi me shokë dhanë jetën duke mbrojtur din...