Shkalla e papunësisë në Turqi ra në 10.7 për qind në shkurt

23:28 | 11 Prill 2022
Trina Galanxhi

Norma e papunësisë në Turqi ra me 0.5 pikë përqindjeje në 10.7 për qind në shkurt, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të papunëve, të moshës 15 vjeç e më lart, ra për 178.000 në 3.58 milionë në shkurt, krahasuar me muajin e kaluar, sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat).

Shkalla e papunësisë ishte 9.3 për qind për meshkujt dhe 13.4 për qind për femrat. TurkStat tha se numri i të punësuarve ishte 30 milionë me një rritje prej 90 mijë ndërsa shkalla e punësimit mbeti e pandryshuar në 46.6 për qind.

Fuqia punëtore ishte pothuajse në 33.6 milionë me një rritje prej 87 mijë, ndërkaq shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 52.2 për qind me një rënie prej 0.2 pikë përqindjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme