Shkalla e mosbesimit të presidentit kilian, Sebastian Pinera është rritur me 84 për qind në mes protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, thuhet në një studim të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shkalla e mosbesimit të Pinera-s u rrit me 6 për qind pas fillimit të protestave ndërsa shkalla e besimit të tij ra me 4 për qind për të arritur në 12 për qind, bëri të ditur të enjten në Twitter organizata “Kritera” me seli në Santiago.
Kilianët gjithashtu treguan pakënaqësi me anëtarët e qeverisë aktuale me 87 për qind.
Vetëm 3 për qind e pjesëmarrësve e konsideruan veprimin e Ekzekutivit për rivendosjen e rendit publik në vendin e Amerikës Jugore si “efektive”, që nga fillimi i shpërthimit të revoltës më 18 tetor.
Perceptimi i rënies së Kilit u rrit me 10 për qind dhe qëndron në 59 për qind, tregon sondazhi.
Rezultatet e organizatës “Kritera” bazohen në intervistat e zhvilluara përmes internetit midis 19-26 nëntorit, të 1.014 të rriturve që jetojnë në të gjithë Kilin.
Protestat, të cilat filluan si reagim i rritjes së tarifave të transportit, tani të pezulluara me 4 për qind, u kthyen në protesta të dhunshme më 19 tetor. Të paktën 23 persona u vranë në protesta.
Sipas Institutit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, më shumë se 6.000 persona u arrestuan dhe 2.400 të tjerë u plagosën gjatë muajit të fundit.
Prokuroria e Kilit hapi gjithsej 2.670 hetime penale për shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga forcat e sigurisë gjatë protestave të martën.
Presidenti Pinera kishte pranuar kërkesat e protestuesve në fillim të këtij muaji për ndryshimin e Kushtetutës, ku kërkohej zëvendësimi i saj me atë që daton nga koha e diktaturës së Augusto Pinochet.
Pinera gjithashtu njoftoi lehtësime, përfshirë rikthimin e tarifës së vjetër, rritje të pagës minimale dhe vendosi mosndryshimin e çmimeve të energjisë elektrike deri në vitin e ardhshëm në një përpjekje për të ulur tensionet.
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...