Google ADS

Shkaku i pandemisë 26.4 milionë amerikanë mbesin pa punë

17:08 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Më shumë se 4.4 milionë amerikanë kanë kërkuar përfitimet e papunësisë javën e shkuar, kjo për shkak të efekteve të pandemisë së koronavirusit në ekonomi.

Aplikimet e reja e çojnë numrin total të papunësisë që nga mesi i marsit në 26.4 milionë, transmeton portali arbresh.info.

Kjo përbën më shumë se 15% të forcës punëtore amerikane.

Sidoqoftë, të dhënat më të fundit shënuan javën e tretë që numri i kërkesave të reja ka rënë – një shenjë se më e keqja nga tronditja mund të ketë mbaruar.

Rritja e kërkesave të papunësisë

“Ndërsa 4,4 milionë kërkesa të papunësisë të kësaj jave janë tronditëse, ka shenja që ritmi i pushimeve nga puna ka arritur kulmin”, tha Richard Flynn, drejtor menaxhues në Mbretërinë e Bashkuar në firmën e shërbimeve financiare Charles Schwab.

“Pyetjet kryesore në këtë pikë janë kur mund të rihapet ekonomia dhe çfarë ndodh kur bëhet kjo gjë?”

Ekonomistët kanë paralajmëruar se bota po përballet me uljen e ritmit më të shpejtë që nga Depresioni i Madh në vitet ’30.

Në SHBA, ekonomia pritet të kontraktojë 5.9% këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rritja e kërkesave për papunësi gjatë gjashtë javëve të fundit tejkalon numrin e krijuar në gati-dekadën e zgjerimit që përfundoi në shkurt.

Si përgjigje, qeveria amerikane ka aprovuar më shumë se 2 trilionë dollarë në fonde shpëtimi, duke zgjeruar aftësinë për përfitime të papunësisë dhe duke rritur pagesat.

Por shumë njerëz kanë pasur probleme për të hyrë në zyrat shtetërore në përpunimin e aplikacioneve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme