Përderisa luftimet mes forcave rivale në Libi janë duke vazhduar, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Ghassan Salame ka thënë se konferenca e paqes e planifikuar për javën e ardhshme mund të shtyhet.
Sipas tij, konferenca do të mbahet sapo të lejojnë kushtet.
“Nuk mund të kërkojmë nga njerëzit pjesmarrjen në konferencë derisa po vazhdojnë luftimet dhe sulmet ajrore”, ka thënë Salame.
OKB-ja kishte planifikuar të mbante një konferencë në qytetin jugperëndimor Ghadames nga 14-16 prill për të diskutuar një rrugëdalje nga konflikti tetë-vjeçar në Libi, përcjell rel.
Forcat e Ushtrisë Kombëtare të Libisë, grup që udhëhiqet nga gjenerali Khalifa Haftar, nisën një ofensivë të enjten e kaluar, me qëllim marrjen e kontrollit të Tripolit nga Qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj, e cila mbështetet nga OKB-ja.
Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike prejse sunduesi Muammar Gaddafi është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...