Shiu shkrinë Grenlandën edhe në dimër

19:28 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Shiu po bëhet më i shpeshtë në Grenlandë dhe përshpejton shkrirjen e akullit të saj, një studim i ri ka gjetur.

Shkencëtarët thonë se janë “të befasuar” për të zbuluar rënien e shiut edhe gjatë dimrit të gjatë arktik, transmeton portali arbresh.info.

Shtresa e akullit është duke u shikuar nga afër, sepse ajo mban një magazinë të madhe të ujit të ngrirë.

Dhe nëse i gjithë ai akull shkrihet, niveli i detit do të rritet me shtatë metra, duke kërcënuar qendrat e popullsisë bregdetare anembanë botës.

Reshjet zakonisht bien si dëborë në dimër – në vend të shiut – që mund të balancojë çdo shkrirje të akullit në verë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme