Duke shënuar vitin e gjashtë radhazi të rritjes, shitjet nga 100 prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë arritën në 531 miliardë dollarë në vitin 2020, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë 54 për qind të shitjeve totale, sipas një raporti të publikuar nga një think-tank ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shitjet e armëve dhe shërbimeve ushtarake nga 100 kompanitë më të mëdha të industrisë u rritën me 1,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).
SHBA-ja vazhdon të mbajë numrin më të madh të kompanive të renditura në top 100 pasi shitjet e armëve të 41 kompanive amerikane arritën në 285 miliardë dollarë me një rritje prej 1,9 për qind në bazë vjetore.
Që nga viti 2018, pesë kompanitë kryesore në renditje kanë qenë të gjitha me bazë në SHBA, sipas raportit.
Me një pjesëmarrje prej 13 për qind të totalit, shitjet e armëve të pesë kompanive kineze në mesin e 100 më të mirave u rritën 1,5 për qind në 66,8 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.
Kompanitë e Britanisë së Madhe u radhitën të tretat vitin e kaluar pasi shitjet e armëve tyre arritën në 37,5 miliardë dollarë në vitin 2020, me 6,2 për qind rritje krahasuar me 2019.
Shitjet e armëve të kompanive ruse shënuan ulje me 6,5 për qind në bazë vjetore, duke arritur në 26,4 miliardë dollarë vitin e kaluar.
“Kjo shënon një vazhdimësi të trendit rënës që është vërejtur që nga viti 2017, kur shitjet e armëve nga kompanitë ruse në top 100 arritën kulmin”, thuhet në raport.
Ndërkohë, Aselsan ishte e vetmja kompani turke e industrisë së mbrojtjes, e cila u rendit e 51-ta, në top listën 100 me shitje armësh me vlerë 2,2 miliardë dollarë në 2020, një rritje prej 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...