Diamanti më i madh në histori është shitur sot në një ankand në Gjenevë dhe atë për 14 milionë dollarë, ka njoftuar sot shtëpia e ankandeve Christies.
Ky diamant prej rreth 100 karatë është i bërë nga një diamant i rrallë prej 207 karatëve që është gjetur pas gropimeve të shumta që nga viti 2016.
Ekspertët e Alrose u është dashur më shumë se një vit që ta bëjnë diamantin. Çmimi fillestar ishte vlerësuar prej 13 milionë dollarë, por më pas i është shtuar edhe një milion.
Në po të njëjtin ankand janë shitur stoli dhe gjësendet tjera përfshirë këtu stoli nga safiri dhe diamantet me ngjyrë dhe që i përkisnin bijës së Napoleon Bonapartës – që u shitën për afro tre milionë dollarë. /Telegrafi
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim