Nëse jeni milioner dhe kërkoni një vend të përshtatshëm për tu relaksuar e për të qëndruar vetëm, atëherë ky fshat i braktisur në Zelandën e Re mund t’ju hyjë në punë.
Në fshat ndodhen 8 shtëpi, një shtëpizë kryesore, një restorant dhe një market. Dhe të gjithën mund ta blini vetëm për 1.8 milionë dollarë.
Lake Waitaki Village, i vendosur në South Island, u ngrit në vitet 1930 për t’i akomoduar punëtorët e një dige aty afër.
Mbi 40 familje u zhvendosën në fshat, por në vitin 1989 u larguan për shkak se sistemi i digave u bë i automatizuar dhe punonjësit nuk ishin më të nevojshëm.
Pas pothuajse 30 vitesh i braktisur, fshati 14 hektarë është vendosur në shitje.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...