Në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë është vërejtur shitja e testimeve të rrejshme me rezultat negativ të Covid-19, testet shiten me çmim prej 30 deri në 40 euro, njofton televizioni grek Mega.
Sipas televizionit grek, testet e rrejshme janë zbuluar pas një hetimi të policisë në vendkalimin kufitar “Promahonas”, ku një grup i organizuar ka shitur teste të falsifikuara me rezultat negativ të Covid-19 duke iu mundësuar shtetasve të ndryshëm të futen në territorin e Greqisë.
Rastet në fjalë kanë detyruar autoritetet greke që të përpilojnë një listë ku janë përfshirë 100 laboratorë nga i gjithë Ballkani, rezultatet e të cilëve do të pranohen në vendkalimet kufitare.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas tha se në vendkalimin kufitar “Promahonas” do të kontrollohen në detale të gjithë testet negative dhe se në rast se vërtetohen falsifikime do të ketë sanksione për udhëtarët./Alsat
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele