Shiten certifikata false të vaksinimit, fituan 1.5 milionë dollarë

00:50 | 1 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Dy infermiere të licensuar nga Long Island janë duke akuzuar për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit kundër koronavirusit dhe për realizimin e përfitimeve të paligjshme në vlerë të 1.5 milionë dollarëve.

Julie de Vuano, pronare e një klinike pediatrike në Amityëill, Nju Jork, dhe bashkëpunëtorja e saj Marissa Uraro janë akuzuar për krimin e falsifikimit dhe De Vuono është akuzuar gjithashtu për mashtrim, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info

Njerëzit që janë paisur me certifikata false kanë paguar 220 dollarë, ndërsa për fëmijët është paguar 85 dollarë.

De Vuono dhe Uraro, infermierë të licencuar, futën informacion të rremë në bazën e të dhënave shtetërore të imunizimit, tha prokurori.

Gjatë kontrollit të policisë në banesë u gjetën dhe sekuestruan rreth 900 mijë dollarë kash, si dhe të dhëna nga të cilat shihet se kjo skemë mashtruese e nisur në nëntor të 2021 ka nxjerrë një fitim mbi 1.5 milionë dollarë./arbresh.info/

Të ngjashme