Google ADS

Shirat e dendur kanë vrarë 80 njerëz në Kolumbi që nga muaji mars

14:11 | 15 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Gjithsej 80 njerëz vdiqën dhe 10 u zhdukën nga shirat e dendur dhe rrëshqitjet e dheut në Kolumbi që nga fillimi i marsit, kanë deklaruar autoritetet e fatkeqësive në vend.

Sipas raportit të fundit të Njësisë Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive, Cundinamarca, Antioquia dhe Santander ishin rajonet më të prekura për shkak të shirave të dendur dhe rrëshqitjeve të dheut, shkruan AA, transmeton portal arbresh.info

Rreth 418 qytete dhe 16.295 shtëpi u dëmtuan rëndë nga shirat e dendur.

Gjithashtu janë dëmtuar 730 autostrada, 72 ura, 37 vendkalime për këmbësorë, 90 ujësjellës, 37 kanalizime, 108 institucione arsimore dhe shtatë qendra shëndetësore.

Në Kolumbi çdo vit përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë shumë vdekje dhe dëme të rënda./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme