Pas një rritjeje të habitshme gjatë pesë javëve të fundit, që nuk kishte asnjë lidhje me biznesin e vërtetë të kompanisë, aksionet e rrjetit social të ish-presidentit, Donald Trump po pësojnë një rënie të papritur.
Çmimi i aksioneve të “Trump Media & Technology Group”, pronarit të Truth Social, ra me 22.3 për qind të mërkurën. Kjo shënon humbjen më të madhe ditore për Trump Media që nga momenti i listimit publik në muajin mars, duke tejkaluar një humbje prej 21.5 për qind më 1 prill, shkruan CNN.
Në mbylljen e tregut të së martës, me çmimin mbi 51 dollarë, pjesa dominante e Trumpit në kompani vlerësohej rreth 5.9 miliardë dollarë. Në përfundim të tregtimit të së mërkurës, vlera e aksioneve të Trump ra në 4.6 miliardë dollarë, duke nënkuptuar një humbje prej 1.3 miliardë dollarësh në pasurinë neto të Trump brenda një dite.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi pikërisht këtë kthesë të mprehtë për Trump Media, çmimi i aksioneve të së cilës është bërë një tregues për parashikimet e tregtarëve për rezultatin e zgjedhjeve. Trump Media nuk dha ndonjë lajm të rëndësishëm që të shpjegonte këtë rënie të madhe.
Disa tregtarë fajësuan shitjen e madhe për faktorët teknikë dhe humbjen e vrullit për atë që është kthyer në një aksion të lëvizshëm si meme.
Aksionet e Trump Media kanë qenë tepër të paqëndrueshme gjatë gjithë vitit. Ato nuk kanë nevojë për njoftime zyrtare nga kompania për të lëvizur në mënyrë dramatike lart ose poshtë.
Nga 23 shtatori deri në mbylljen e tregut të së martës, Trump Media ishte katërfishuar në vlerë. Kjo rritje e fuqishme ishte e nxitur nga bastet në Wall Street se Trump do të fitojë Shtëpinë e Bardhë.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...