Shifra rekorde të të infektuarve me Covid-19 në Gjermani

11:26 | 10 Nëntor 2021
A. B.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani regjistruan sot ( e mërkurë) shifrën më të lartë të të infektuarve me Covid-19.

Instituti për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve “Robert Koch” tha se incidenca shtatëditore që tregon numrin e infeksioneve të reja për 100,000 banorë – është rritur në 232.1, krahasuar me 146.6 një javë më parë dhe 66.1 një muaj më parë, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Sipas të dhënave të reja, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan edhe 236 viktima nga koronavirusi.

Me shifra të larta të të infektuarve po përballen edhe vende të tjera në Evropë, përfshirë Bullgarinë, Rumaninë, Ukrainën e të tjera. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme