Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Në 24 orët e fundit sipas Universitetit Johns Hopkins janë konfirmuar 164 mijë e 665 raste të reja me Covid-19.
Po ashtu të larta mbeten dhe shifrat e viktimave, pasi në 24 orë janë regjistruar 3,782 viktima. Krahasuar me një ditë më parë shihet se shifrat janë më të larta.
Tashmë në SHBA numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 25,762,726 raste të konfirmuara dhe 433,067 viktima.
Në llogaritjen e këtyre shifrave përfshihen rastet nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
Përhapja e lartë e Covid-19 vjen në një kohë kur në SHBA ka nisur dhe procesi i vaksinimit, ku deri tani kanë marrë të dyja dozat 26,193,682 persona. Në SHBA po përdoren vaksina e Pfizer/BioNTech.
Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba brenda 24 orëve në Kosovë
26-vjetori i rënies, Osmani kujton Xhevë dhe Fehmi Lladrovci...
Hasani ne New York: Përsërita angazhimin e Shqipërisë për fu...
Vrasja në Mitrovicë/ Policia kontrollon banesën e të dyshuar...
“Kërkesa e Vuçiqit për kthim të veriut në “gjendjen e mëpar...
Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga B...