Shifër rekorde e rasteve ditore me koronavirus në Rusi

11:25 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Me 28.145 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Rusi është shënuar shifra “më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 28.145 raste të reja është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore duke e arritur numrin e rasteve në 2.375.546 ndërsa me 554 vdekje të reja numri i viktimave është rritur në 41.607.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 1.2 për qind.

Në Rusi numri i të shëruarve është rritur në 1.859.851, përfshirë 29.502 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.750 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 625.189 ndërsa me 73 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 9.126.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 77,6 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër COVID-19 në Rusi më 28 tetor hyri në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë. Në vend gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, dje kishte urdhëruar që vaksinimi masiv kundër COVID-19 të fillojë javën e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme