Shi dhe stuhi në Tajlandë, 12 të rinj dhe trajneri i tyre prej katër ditësh të bllokuar në shpellë

20:07 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Shiu i rrëmbyer që ka përfshirë Tajlandën gjatë ditëve të fundit ka penguar operacionin e kërkim-shpëtimit, të një grupi të rinjsh dhe trajnerit të tyre, të bllokuar në një shpellë prej katër ditësh.

“Rritja e nivelit të ujit në brendësi të shpellës është një pengesë shumë e madhe për operacionin e shpëtimit, shirat nuk kanë të ndalur”, deklaroi për mediat Khanchit Chomphudaeng, një nga përgjegjësit e ekipit të kërkimit.

Niveli i ujit është shtuar me nga 15 centimetra çdo ditë, ndërkohë që qysh prej të shtunës ata ndodhen të bllokuar.

Forcat e ushtrisë kanë hapur një të çarë në shpellën që ndodhet në provincën e Chiang Rai, me synim daljen e ujit dhe furnizimin me oksigjen, shkruan noa.al.

Siç bëhet e ditur, përcjell noa.al, 12 të rinjtë e bllokuar, janë pjesë e një ekipi futbolli me moshë nga 11 deri në 16 vjeç.

Ata kishin hyrë në shpellën e Tham Luang, pas stërvitjes bashkë me trajnerin e tyre, për shkak të nisjes së shiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme