Për herë të parë në më shumë se 40 vjet, një peshkaqen i madh i bardhë është parë të notonte në ishullin mesdhetar spanjoll të Majorkës.
Një grup i konservimit të jetës së egër kapi në pamje shëtitjen e peshkaqenit nëpër arkipelagun Cabrera, transmeton portali arbresh.info.
Vizita e fundit e konfirmuar e një peshku të tillë në Ishujt Balearik ishte nga një peshkatar në vitin 1976.
Peshkaqenët e bardhë mund të peshojnë deri në dy ton, të rriten në gjatësi prej 6 metrave dhe të arrijnë shpejtësi 64 km/h./arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...