Në Britani të Madhe është zbulur një mutacion i ri i koronavirusit që për herë të parë u zbulua në Indi.
Deri në 14 Prill, autoritetet kishin regjistruar gjithsej 77 raste të këtij varianti, të njohur si B.1.617. Prej tyre, 73 u regjistruan në Angli dhe katër në Skoci, transmeton portal arbresh.info
Ky lloj i koronavirusit është ende nën hetim.
Autoritetet në Britani të Madhe kanë theksuar se “nëse rezulton të jetë më ngjitëse ose më rezistente ndaj përgjigjes sonë imune, atëherë do të flasim për një variant shqetësues”.
Në Britani të Madhe ka një “grusht” mutacionesh shqetësuese, përfshirë ato të zbuluara për herë të parë në Kent, Afrikë të Jugut dhe Brazil, shkruan Guardian.
Varianti B.1.617 u zbulua për herë të parë në Indi, por më vonë u përhap në pjesë të tjera të botës, përfshirë Kaliforninë. Ekspertët janë pak të shqetësuar sepse ky version përmban dy mutacione në proteinën S që mund të rrisin aftësinë e tyre për të shmangur përgjigjjen e imunitetit ndaj trupit.
Dr. Paul Hunter nga Universiteti i East England tha ky mutacion është shqetësues, megjithatë ai ka shtuar se duhen studime për të përcaktuar ndikimin e saktë të saj në trupin e njeriut./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...