Shfaqet një variant i ri i COVID-19 në Japoni

14:59 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi sot se në Tokio kanë mbërritur 4 persona nga Brazili të infektuar me një variant të ri të COVID-19.

“Të katër udhëtarët, të cilët zbarkuan në aeroportin “Haneda” të Tokios më 2 janar, nga Amazonas, Brazil, u testuan pozitivë pasi kaluan kohën e karantinës në aeroport”, tha Ministria.

“Varianti është i ndryshëm nga ato që janë përhapur tashmë në BM dhe Afrikën e Jugut”, tha Takaji Wakita, kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, sipas raportimeve të “Kyodo News”.

Instituti specifikoi se, aktualisht, nuk ka ende ndonjë provë se varianti i ri është më ngjitës./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme