Raportimet e disa rasteve të reja të dyshuara me virusin HPMV këtë fillimvit në Kinë ngritën ‘alarmin’ për një epidemi me përmasa më të gjera.
Autoritetet kineze kanë theksuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për shqetësim në lidhje me përhapjen e virusit.
Raportimet e fillimit të muajit janar 2025 sugjerojnë se kishte rrezik për një shpërthim të mundshëm të HPMV, një virus që mund të shkaktojë infeksione të frymëmarrjes, diarre dhe simptoma të tjera, veçanërisht tek fëmijët e vegjël dhe individët me sistem të dobët imunitar. I njohur si metapneumovirus i njeriut (HMPV), sëmundja shkakton një grup simptomash të lehta të ngjashme me gripin. Megjithatë, autoritetet shëndetësore kineze kanë theksuar se për momentin, nuk ka shenja të një shpërthimi masiv dhe se po merren masat e duhura për të menaxhuar çdo rast.
Në një njoftim, autoritetet kineze kane siguruar vizitoret ndërkombëtar se mund të udhëtojnë pa frikë në shtetin e tyre, duke theksuar se nuk ka asnjë kufizim të udhëtimeve dhe se të gjithë rastet e regjistruara janë të menaxhueshme.
Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë spitalet në Kinë të tejmbushura me pacientë, kryesisht ata me probleme respiratore.
Shpërthimet e viruseve të rinj janë gjithmonë një shqetësim global, por për momentin, sipas informacioneve të fundit të përditësuara, autoritetet kineze nuk e shohin këtë si një kërcënim për shëndetin global. / abcnews.al
Finalja e Superkupës së Italisë/ Inter – Milan, publik...
Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin
Kurti: S’ka koalicion me asnjë parti pas zgjedhjeve, nuk jan...
Këtë mesjavë rikthen emocionet e Superligës në Basketboll, v...
Xuxi nuk kursehet në fjalor as kur merr abdes, ja çfarë i th...
Shtiu me armë zjarri, policia inicion rastin për 53-vjeçarin...