Një variant i ri i koronavirusit që është shfaqur fillimit në Afrikën Jugorë, është duke u cilësuar nga shkencëtarët si më i rrezikshmi.
Shkencëtarët kanë frikë se varianti – i njohur si B.1.1.529 – mund të jetë më i transmetueshëm dhe më i aftë për t’iu shmangur vaksinave, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Jenny Harries, shefi ekzekutiv i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) thotë: “Ky është varianti më domethënës që kemi hasur deri më sot dhe kërkimi urgjent është duke u zhvilluar për të mësuar më shumë rreth transmetueshmërisë, ashpërsisë dhe ndjeshmërisë ndaj vaksinës”.
Mbretëria e Bashkuar po nxiton në kufizime të rrepta të udhëtimit për Afrikën e Jugut dhe pesë vendet fqinje për të ndaluar përhapjen e llojit të ri.
Izraeli është bërë vendi i fundit që ka njoftuar kufizime të ashpra udhëtimi në vendet e Afrikës Jugore mes shqetësimeve për përhapjen e një varianti të ri të koronavirusit.
Ajo ka bllokuar hyrjen nga shtatë vende, përfshirë Afrikën e Jugut, dhe ka ndaluar qytetarët e saj që t’i vizitojnë ato./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...