Google ADS

Shfaqet në Gjermani statuja e Erdoganit

17:45 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Një portet i artë i presidentit turk ka habitur të gjithë në qytetin gjerman të Wiesbadenit.

Shfaqja e papritur e figurës kontroverse ka befasuar madje edhe zyrtarët e qytetit, transmeton portali arbresh.info.

Statuja rreth katër metra e presidenti Recep Tayyip Erdoganit është vendosur në sheshin e Bashkimit Gjerman. Ai ka dorën e djathtë të ngritur, që të kujton statujën e famshme të ish diktatorin Saddam Hussein, të cilin e rrëzuan forcat amerikane në pushtimin e 2003-ës.

Statuja që prej asaj kohe është mbuluar me mbishkrime të grafitit.

Statuja është një instalim arti që është pjesë e Bienaleve të Wiesbadenit për Artin Bashkëkohor, por u ndërtua pa dijeninë e zyrtarëve të qytetit, tha të martën një agjenci gjermane e lajmeve DPA të një zëdhënësi Wiesbaden.

Festivali i artit i këtij viti po zhvillohet nën moton “lajmi i keq”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme