Sheshi në Palermo, qyteti më i madh sicilian në jug të Italisë, ka marrë emrin sipas liderit palestinez Yasser Arafat, raporton Anadolu Agency (AA).
Në shenjë përkujtimi ndaj liderit palestinez i cili për shkak të pjesëmarrjes në bisedimet paqësore të vitit 1994 mori Çmimin Nobel për Paqe, në sheshin afër portit të qytetit është vendosur tabela me emrin e tij.
Arafat 35 vite ka udhëhequr Organizatën Çlirimtare Palestineze (PLO).
Lideri dhe heroi palestinez ndërroi jetë më 11 tetor të vitit 2004 në spitalin ushtarak Percy në Paris, në të cilin ishte hospitalizuar.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...