Sherr masiv mes dy bandave, mbi 40 persona të vdekur

00:31 | 10 Maj 2022
Trina Galanxhi

Një përleshje shpërtheu midis bandave rivale Los Lobos dhe R7 në një burg në Santo Domingo de los Colorados, rreth 80 km (50 milje) në lindje të kryeqytetit Quito.

Qindra të tjerë u plagosën, ndërsa 112 të burgosur u përpoqën të shfrytëzonin rastin për tu arratisur.

Policia mundi t’i arrestonte, e po ashtu të ndalonte përleshjet për momentin. Ekuador po lufton me një valë dhune nga bandat dhe kohët e fundit ka parë trazirat më vdekjeprurëse të burgjeve në histori.

Disa pjesë të Ekuadorit janë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krimit në rritje që ka tronditur vendin.

Gati 400 të burgosur tani janë vrarë në gjashtë trazira të veçanta që nga shkurti i vitit 2021. Një nga më të këqijat ishte në shtator, kur 119 të burgosur u vranë në një burg në Guayaquil.

Më pak se dy muaj më vonë, të paktën 68 të burgosur vdiqën në luftime të reja në të njëjtin burg. Trazirat janë veçanërisht brutale, me disa të burgosur që u janë prerë kokat me hanxhar./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme