Sherr masiv me gurë dhe shkopinj mes fqinjëve për parkimin, 14 të plagosur

22:31 | 16 Mars 2023
E.H

Një mosmarrëveshje e vogël mes fqinjëve përfundoi në përdorimin jo vetëm të grushteve e shkelmave, por degradoi deri në përleshje të dhunshme me gurë e shkopinj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Güney” të qytetit të Şanliurfas në Turqi, ku mbi 20 persona janë konfliktuar mes tyre për shkak të sherrit për një hapësirë parkimi para pallatit, duke lënë 14 të plagosur

Të gjithë personat e përfshirë në sherr ishin pjesëtarë të dy familjeve, ndërsa pas njoftimit, në rajon janë dërguar shumë ekipe policore dhe mjekësore, të cilët kanë arritur të neutralizojnë situatën.

Të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në Spitalin Shtetëror të Siverek, ndërsa të gjithë të tjerët janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme