Një person që ishte diagnostikuar me HIV në Londër është bërë i dyti që shërohet nga virusi.
Pacienti nuk e ka më HIV prej 18 muajsh pasi përdori ilaçe për të parandaluar rritjen e virusit, transmeton portali arbresh.info.
Mjekët e tij thanë se testet shumë të ndjeshme nuk treguan gjurmë të infeksionit pothuajse tre vjet pas transplantimit të qelizave burimore.
“Nuk ka asnjë virus që ne mund të masim. Ne nuk mund të zbulojmë asgjë,” tha Ravindra Gupta, një biolog i HIV-it, i cili bashkëpunoi me një ekip mjekësh që e trajtonin atë.
Rasti është një provë e konceptit që shkencëtarët një ditë do të mund t’i japin fund AIDS-it, thanë mjekët e tij, por nuk do të thotë se është gjetur një kurë për HIV.
Profesori Gupta e përshkroi pacientin e tij si “shëruar funksionalisht” dhe “në remision”, por paralajmëroi: “Është shumë herët të thuhet se ai është shëruar”.
Njeriu quhet “pacienti i Londrës”, pjesërisht sepse rasti i tij është i ngjashëm me rastin e parë të njohur të një kurimi funksional të HIV.
Një burrë amerikan, Timothy Brown, i cili u bë i njohur si pacienti i Berlinit kur iu nënshtrua një trajtimi të ngjashëm në Gjermani në vitin 2007, i cili gjithashtu pastroi HIV-in e tij./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...