Shërohet nga koronavirusi 95-vjeçarja italiane

12:51 | 23 Mars 2020
Arbresh Info

Alma Clara Corsini nga Fanan në Modenë,  është pacientja më e vjetër në Itali e cila u shërua nga koronavirusi, prej të cilit së fundmi po shënohen qindra viktima cdo ditë në Itali.

95-vjecarja ishte pranuar në spital më 5 mars, dhe tani është shëruar plotësisht pasi trupi i saj ka treguar “reagim të shkëlqyer” në terapi.

Ajo i ka dhënë shpresë shumë njerëzve  dhe tani është kthyer në shtëpi.

Në rrjetet sociale është paraqitur fotografia në të cilën janë gjyshja dhe mjekët të cilët e kanë shëruar, me buzëqeshje në fytyrë, pasi kanë dalë fitimtarë nga beteja me koronavirusin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme