Shërbimet sekrete të Ukrainës kapin politikanin pro-rus dhe aleatin e Putinit

21:35 | 12 Prill 2022
KRG

Aleati i Vladimir Putinit, Viktor Medvedchuk, është rikapur nga shërbimi sekret ukrainas pasi i shpëtoi arrestit shtëpiak dhe u arratis për javë të tëra. Ai është fotografuar në pranga, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Shërbimet sekrete ukrainase kanë kapur politikanin pro-Kremlinit dhe aleatin e Vladimir Putinit pas disa javësh në arrati.

Viktor Medvedchuk i kishte shpëtuar arrestit shtëpiak para se të arratisej.

Presidenti Volodymyr Zelensky publikoi sot një foto të tij në pranga.

Vitin e kaluar Kievi akuzoi për tradhti Medvedchuk, megjithëse ai mohon çdo keqbërje.

Ai pretendon se Putini është kumbari i vajzës së tij.

Sipas raportimeve, kreu i opozitës fillimisht i shpëtoi arrestimit vetëm tre ditë pasi trupat e Kremlinit pushtuan më 24 shkurt.

Të ngjashme