Shënojnë rekord kërkesat e nevojave humanitare në Nigeri, thotë OKB

22:19 | 14 Gusht 2020
Arbresh.info

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri të ditur sot se nevojat humanitare në rajonin verilindor të Nigerisë të shkatërruar nga mbi një dekadë sulmesh terroriste kanë arritur rekord të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Zyra e OKB-ve për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se mbi 10.6 milionë persona do të kenë nevojë për ndonjë formë të ndihmës humanitare në vitin 2020, afër 50 për qind rritje nga viti i kaluar.

“Numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihmë humanitare është më i larti i regjistruar ndonjëherë në pesë vitet e përgjigjes së përbashkët humanitare”, tha Edward Kallon, koordinatori humanitar i OKB-ve në Nigeri.

Kjo erdhi pas një takimi virtual me ministrin nigerian për çështjet humanitare dhe menaxhimin e fatkeqësive, guvernatorin e Borno dhe grupet e tjera të ndihmës ndërkombëtare të mbajtur të enjten.

Zyra e OKB-ve tha se ndikimet shkatërruese të pandemisë së COVID-19 do të shqetësojnë më tej rajonin më të brishtë të vendit dhe do të acarojnë situatën humanitare.

Ai tha se ata që kanë nevojë urgjente, ushqimi, uji, kanalizimet, janë rritur nga 7.1 milionë në vitin e kaluar në 7.8 milionë persona për shkak të shtimit të sulmeve nga grupet e armatosura jo-shtetërore.

Kërkesa tani qëndron në 1,08 miliardë dollarë, tha zyra e Kombeve të Bashkuara.

Boko Haram ka rritur sulmet në pritë ndaj popullatës civile dhe trupave ushtarake në kohët e fundit, përfshirë vrasjen e pesë punonjësve të ndihmave humanitare. Një qendër e OKB-së u sulmua nga terroristët në një qytet në shtetin Borno.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme