Google ADS

Shënohet viktima e parë nga aksidenti i trenave në Luksemburg

15:43 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Është raportuar për viktimën e parë nga aksidenti i një treni të pasagjerëve dhe një treni të mallrave që ndodhi në Luksemburg.

Trenat ishin ndeshur në jug të Bettembourg-ut, aksident ky nga i cili mbetën të paktën katër persona, transmeton arbresh.info.

Treni me pasagjerë ishte duke udhëtuar për në Francë, vend ky që ka pezulluar trafikun e shpejtë për të paktën 48 orë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen ndërsa nga pamjet e marra është parë se disa vagonë kanë dalë nga shinat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme