Google ADS

Shënohet njëvjetori i sulmeve të Brukselit

13:11 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Belgjika ka shënuar përvjetorin e parë të sulmeve vetëvrasëse në aeroportin e Brukselit dhe sistemin nëntokësor, ku mbetën 32 persona të vrarë.

Më shumë se 300 persona janë plagosur në këto sulme, përgjegjësinë  të cilave e mori Shteti Islamik, transmeton portali arbresh.info.

Mbreti Philippe, bashkë me mbretëreshën Mathilde dhe kryeministrin Charles Michel mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave në aeroportin Zaventem.

Përkujtimet u zhvilluan edhe në stacionin nëntokësor të Maelbeek.

Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën në çdo vend të sulmuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme