Quhet ndryshe loja e vetëvrasjes, pasi pas një serie sdash torturuese dhe një presioni të madh psikologjik, përfundon me vetëvrasjen.
“Balena Blu” është shndërruar tashmë në terrorin e të gjithë prindërve në të gjithë botën, pasi viktima të saj bien fëmijë në moshë të pubertetit dhe gati në adoleshencë. Viktima më e fundit është një 15-vjeçar nga Teksasi, transmeton tabloid.al. Prindërit e Isaiah Gonzales kanë rrëfyer ngjarjen për djalin e tyre 15 vjeçar, i cili vrau veten si pjesë e lojës së çmendur në internet. Jorge Ginzales po ecte drejt dhomës së të birit gjatë të shtunës në mëngjes dhe e gjeti atë të vdekur në dollapin e rrobave. Afër tij gjendej telefoni i tij, i cili po xhironte gjithë kohës.
Prindërit besojnë se vetëvrasja e djalit të tyre ishte pjesë e lojës “Balena Blu”, e cila po përfshin viktima nga gjithë bota dhe konsiderohet lojë shumë e rrezikshme. Babai i viktimës së fundmi kishte lexuar një raport për këtë lojë dhe i pyeti fëmijët nëse dinin ndonjë gjë për këtë. “Bëhej fjalë për diçka djallëzore, dhe djali im nuk mund të ishte pjesë e kësaj”, tha ai.
Isaiah i tha babit të tij që kishte dëgjuar për këtë lojë por kurrë nuk do të ishte pjesë e saj. Por, ditën e vdekjes së tij, ata gjetën fotografi, të cilat ai u kishte dërguar shokëve të tij, gjatë niveleve të “Balenës Blu”, duke e treguar se fundi i saj është vetëvrasja. Ata e menduan këtë si shaka ndaj dhe nuk i treguan askujt. Pas vdekjes së të birit, familja u bënë thirrje prindërve që të kenë sa mëshumë kujdes me fëmijët dhe lojën e rrezikshëm që u mori jetë qindra fëmijëve.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit