Sot Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën e të Rënëve, ku kujtojnë amerikanët që kanë humbur jetën në luftëra gjatë gjithë historisë së vendit.
Presidenti Donald Trump mori pjesë në një ceremoni ku vihet një kurorë me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, pranë Uashingtonit.
Zoti Trump tha para ceremonisë në Twitter se “ata që vdiqën për vendin tonë madhështor, do të ishin shumë të lumtur dhe krenar po të shihnin se sa mirë po ecën vendi sot”.
Shumë amerikanë e kanë ditën pushim sot dhe shkollat janë mbyllur. Fundjava treditore shihet si fillimi jozyrtar i stinës së verës. Shumë familje bëjnë piknik, ose shkojnë në plazh dhe parqe.
Dita e të Rënëve festohet gjithmonë të hënën e fundit të majit.
Dje, një aktivitet që quhet “Rolling Thunder” solli mijëra veteranë të luftës dhe të tjerë në Uashington, të cilët përshkojnë çdo vit rrugët e kryeqytetit me motoçikleta./VoA/
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...