Google ADS

Shënohen 504 viktima të reja në Meksikë, shifër rekord

09:15 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Meksikë janë regjistruar 504 vdekje lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë me 504 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave si pasojë e COVID-19 është rritur në 16.448.

Ndërsa me 5.222 raste të reja është rritur në 139.196 numri i rasteve me COVID-19 në vend.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme