Google ADS

Shënohen 1.1 milionë viktima nga COVID-19 në botë

09:26 | 16 Tetor 2020
Arbresh.info

Më shumë se 39 milionë raste janë konfirmuar pozitive me COVID-19, sipas të dhënave nga Worldometer.

Arbresh.info transmeton se deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetë rreth 1.1 milionë persona.

Worldometer raporton se numri i viktima ka arritur shifrën 1,101,420 viktima, kurse numri i personave të infektuar ka arritur shifrën 39,105,472 të infektuar.

Për nga numri i viktimave, Shtetet e Bashkuara mbeten të parat në botë me 222.656 viktima të regjistruara. Pas saj radhiten Brazili me 152,460 viktima, India me 112,144 viktima, Meksika me 84,898 viktima, Britania e Madhe me 43,293 viktima, Italia me 36,372 viktima, Spanja me 33,553 viktima, Peru me 33,512 viktima, Franca me 33,125 viktima dhe Irani me 29,605 viktima.

Rasti i parë u regjistrua në dhjetor të vitit 2019 në provincën Wuhan të Kinës dhe më pas u shpërnda në 189 vende.

Nga koronavirusi janë shëruar më shumë se 29,3 milionë persona në të gjithë botën, shkruan AA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme