Google ADS

Shembja e plehrave lë të vdekur 17 persona

20:19 | 19 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Të paktën 17 persona janë vrarë në kryeqytetin e Mozambikut, Maputon dhe shumë të tjerë u plagosën pasi një kolonë e madhe e mbeturinave u rrëzua, thonë zyrtarët.

Grumbullimi i mbeturinave rreth 15 metra i gjatë, u shemb për shkak të motit të ligë, transmeton portali arbresh.info

Deponia e njohur besohet të ketë qenë shtëpi për disa banorë të varfër të qytetit, të cilët ndërtojnë kampe të improvizuara mes mbeturinave.

Pesë shtëpi u shtypën, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve, përfshirë edhe fëmijë.

Punëtorët e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme