Shembja e dheut në një fshat të vogël, pranë një parku popullor kombëtar në jug të Kilit, ka lënë të vdekur 3 persona.
Autoritetet kanë theksuar se rreth 15 persona rezultojnë të zhdukur, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Dy gra kiliane dhe një turist i gjinisë mashkullore, emri dhe kombësia e të cilit nuk janë bërë të ditur, kanë humbur jetën.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar nëpër që të gjejnë personat e zhdukur.
Shembja e dheut gjithashtu shkatërroi një shkollë dhe disa shtëpi dhe rrugë, si dhe një qendër votimi përpara zgjedhjeve presidenciale të Kilit të dielën.
Moti i lig që ka përfshirë Kilin, pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme./arbresh.info/
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...