Google ADS

Shembet ura në qytetin rus, në ato momente po kalonte një kamion mbi të – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

11:52 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Në qytetin rus Svobodni është shembur një urë në stacionin kryesor të trenave që lidh Moskën me Lindjen e Largët, me ç’rast është lënduar një person.

Në momentin e shembjes së urës mbi të po kalonte një kamion, kurse shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, transmeton Telegrafi.

Besohet se shkak i shembjes së urës është kamioni me peshë të madhe që kalonte mbi të, kurse në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaqet momenti kur disa sekonda para shembjes kalon treni me dhjetëra vagonë.

Mediat lokale raportojnë se ekipet emergjente kanë dalur në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të lënduarit, kurse në qytet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme