Shembet ura mbi autostradë, lëndohen gjashtë persona

19:41 | 23 Qershor 2021
A. B.

Rreth gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një autostradë në Washington, pasi një urë e këmbësorëve është shembur mbi një kamion.

Të mërkurën (sot) rreth orë 12:00, ura ka rënë në plot tri korsi të autostradës I-295 në Washingtonin Verior, shkruan nbc news transmeton arbresh.info

Sipas informatave të para, katër persona janë dërguar me urgjencë në spital si pasojë e lëndimeve që kanë marrë në këtë rast.

Tutje, bëhet e ditur se ura është shembur mbi një kamion që po barte karburante. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme