Së paku tetë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe u shemb sot herët në mëngjes në shtetin Maharashtra, Indi.
“Pesë ekipe të NDRF po punojnë në operacionin e shpëtimit pas lajmit të shembjes së ndërtesës”, shkroi në Twitter Satya Pradhan, drejtori i përgjithshëm i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.
Shembja ndodhi në zonën Bhiwandi të rrethit Thane në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai.
Më shumë se 20 persona të cilët ishin bllokuar nën rrënoja u shpëtuan, duke përfshirë një fëmijë, raportuan mediat lokale.
NDRF, policia lokale dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
Disa zona të Maharashtra kanë regjistruar shirat muson, por nuk është e qartë nëse shembja është shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut./AA/
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim d...
Rama nesër ndan mirënjohje për Stane Gashin si shenjë falënd...