Wellington Takavarasha, kryetari i Federatës së Minatorëve të Zimbabves, në një deklaratë për gazetarët tha se është shembur një minierë ari në qytetin Bindura në verilindje të vendit.
Të paktën 30 persona kanë mbetur nën rrënojë si pasojë e shembjes së një miniere ari që ka funksionuar e paregjistruar në Zimbabve të Afrikës.
Wellington Takavarasha, kryetari i Federatës së Minatorëve të Zimbabves, në një deklaratë për gazetarët tha se është shembur një minierë ari në qytetin Bindura në verilindje të vendit.
Dëshmitarët okularë theksojnë se nën rrënojë gjenden 30 minatorë.
“Nga shembja e minierës së arit janë shpëtuar 6 minatorë”, tha Takavarasha.
Bëhet e ditur se miniera ka funksionuar në mënyrë të jashtëligjshme pasi nuk ka qenë e regjistruar.
Në vendin ku për shkak të mosveprimit menaxhohen një numër i madh i minierave të paligjshme, shpeshherë shënohen shembje të minierave.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) dje kishte njoftuar se në Zimbabve, e cila ndodhet në krizë ekonomike dhe politike, kontrabandohet çdo vit ar në vlerë prej 1,5 miliard dollarësh./AA/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...