Google ADS

Shembet mbikalimi i metros në Meksikë, 23 të vdekur

17:32 | 4 Maj 2021
Trina Galanxhi

Një mbikalim i metrosë është shembur në Mexico City ndërsa një tren po udhëtonte mbi të, duke vrarë të paktën 23 njerëz, përfshirë fëmijë, tha kryetari i bashkisë.

Dy karroca trenash janë parë të varur nga struktura, mbi rrugën të ngarkuar, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Të paktën 65 persona u plagosën, dhe shtatë janë në një gjendje të rëndë.

Një person i bllokuar në një makinë nën rrënojat u nxor i gjallë.

Ky është incidenti më vdekjeprurës në dekada në sistemin e metrosë së qytetit, një nga më të ngarkuarit në botë.

Kryebashkiaku i Qytetit të Meksikës Claudia Sheinbaum tha se një kompani e jashtme do të hetojë shkakun e incidentit. Më herët, ajo tha se dukej se një traversë kishte lënë vendin në mbikalim. Linja, përuruar më pak se një dekadë më parë, do të mbetet e mbyllur ndërsa kryhet një studim strukturor.

Banorët kishin raportuar çarje në strukturë pas një tërmeti vdekjeprurës në 2017, sipas mediave lokale. Gazeta El Universal e Meksikës thotë se autoritetet e transportit kanë bërë riparime pas raporteve.

Sipas BBC besohet se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme